EGC
Zgjidhje e duhur për një jetë më të mirë!
Zgjidhje e duhur për një jetë më të mirë!
EGC nisi veprimtarinë e saj në vitin 2008, me një vizion të qartë për të sjellë standarde të reja në ndërtimet e thata dhe për të ofruar zgjidhje të qëndrueshme, efikase dhe të personalizuara në industrinë e ndërtimit.
Që nga themelimi, kompania është angazhuar në krijimin e hapësirave funksionale dhe estetike që pasqyrojnë nevojat dhe pritshmëritë e klientëve. Gjatë viteve të aktivitetit të saj, EGC ka realizuar me sukses një portofol të gjerë projektesh në sektorë të ndryshëm, përfshirë: qendra tregtare dhe biznese, dyqane dhe sallone ekspozimi, restorante, bare dhe hotele, institucione financiare dhe banka, objekte industriale dhe qendra logjistike, qendra shëndetësore dhe zyra korporative. Kompania operon me struktura të mirëorganizuara dhe staf të specializuar në disiplinat kryesore të ndërtimit, duke mundësuar menaxhimin e disa kantiereve në të njëjtën kohë, me standarde të larta sigurie, cilësie dhe efikasiteti. EGC është e përkushtuar ndaj inovacionit, integritetit dhe ndërtimit të qëndrueshëm, duke mbetur gjithmonë në linjë me zhvillimet më të fundit teknologjike dhe praktikat më të mira evropiane në ndërtim. Lexo përshkrimin e plotë